- ZERO komision mirëmbajtje.
- ZERO komision për blerje Online dhe POS, brenda dhe jashtë vendit.
- Merret në çast në çdo sportel të Bankës Credins në Kosovë.
- Çdokush mund ta rimbushë kartelën tënde me transfertë brenda bankës ose në arkë.
- Pagesa të shpejta me teknologjinë “contactless”
- Pagesa online të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA
Kartelat e parapaguara (prepaid) të Bankës Credins Kosovë, ideale për blerjet tuaja në Internet.

Kartela Mastercard Prepaid
- Monedha: EURO
- Limit Shpenzimi Ditor Online/Internet: 500 Euro
- Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5000 Euro
- Vlefshmëria e kartelës: 5 Vite

Kartela Visa Prepaid
- Monedha: EURO
- Limit Shpenzimi Ditor Online/Internet: 500 Euro
- Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5000 Euro
- Vlefshmëria e kartëlës: 5 Vite
Falë pranisë së mikroçipit, Kartela e Parapaguar është akoma më e mbrojtur nga mashtrimet dhe klonimi. Si rregull, në momentin që do të bëni një blerje, do t’ju kërkohet të shkruani kodin PIN për të përfunduar transaksionet për shumat mbi 40 Euro. Transaksionet tuaja online bëhen edhe më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju vjen me SMS dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.
Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartelës suaj Visa & Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto kartela është falas. Në rast se humbisni kodin tuaj PIN, riprintimi i tij bëhet në degë duke aplikuar komision për ri-printim PIN-i, sipas çmimores së kartelave.
Me Visa & Mastercard nga Banka Credins paguani përmes teknologjisë Contactless përmes të cilit mund të paguani pa bërë swipe kartelën ose futjen e çipit. Disa këshilla për kartelat me parapagesë:
- Mbani PIN veças nga kartela dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
- Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.
Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartelës suaj:
- Bllokoni atë sa më shpejt të jetë e mundur duke telefonuar numrin: +383 38 780 100 ose duke derguar e-mail ne adresën info@olive-ram-273465.hostingersite.com.
- Paraqituni në degën më pranë jush, raportoni vjedhjen/humbjen e kartelës dhe kërkoni një kartelë të re.
- Kartelë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Formular i dorëzimit të Kartelës dhe Kodit PIN.
- Kontrata e Kartelës.
Produkte te Lidhura
Related Products
Llogari rrjedhëse
Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve...
Lexo më shumë Read MoreCredins Online
Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj! Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank.
Lexo më shumë Read MoreDepozita Me Afat
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje ndërmjet individit dhe bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti.
Lexo më shumë Read MoreNa kontakto
Error: Contact form not found.